Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka thënë se mbrojtësi i krahut të djathtë, Trent Alexander-Arnold, do të mungojë në gjysmëfinalen kthyese të Kupës EFL ndaj Tottenhamit.
Liverpool – Tottenham luhet të enjten nga ora 21:00. Ndeshjen e parë e ka fituar Tottenhami 1:0.
Alexander-Arnold u zëvendësua pas 70 minutave të luajtura në fitoren ndaj Bournemouthit të shtunën në udhëtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është ankuar nga një lëndim muskulor.
“Ai do të mungojë ndaj Tottenhamit. Do të shohim nëse do të jetë i gatshëm për lojë të dielën dhe në udhëtim tek Evertoni të mërkurën”, ka deklaruar Slot të mërkurën në konferencën për shtyp.
Liverpooli më 9 shkurt luan në udhëtim te Plymouthi në 1/16 e finales së Kupës FA, ndërsa më 12 shkurt luan në Premier League në derbin Merseyside.