Al-Nassr ka larguar trajnerin italian Stefano Pioli. Në njoftimin e klubit saudit, pjesë e të cilit është ylli portugez Cristiano Ronaldo, bëhet e ditur se Piolit i është ndërprerë kontrata.
“Al-Nassr njofton se Pioli dhe stafi i tij nuk janë më në detyrë tek ekipi i parë. Dëshirojmë të falënderojmë Piolin dhe stafin e tij për punën e tyre të përkushtuar gjatë sezonit të kaluar”, shkruan në njoftim.
59-vjeçari e drejtoi klubin saudit nga shtatori i vitit 2024. Por nuk pati ndonjë sukses.