Mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji, është pyetur po ashtu pas ndeshjes për fishkëllimat e shikuesve në drejtim të Granit Xhakës dhe Zeqirit.
“Ai u brohorit, pastaj u fishkëllye dhe u brohorit përsëri. Mendoj se kjo është normale në futboll dhe mendoj se Andit iu desh ta dëgjonte edhe më shumë. Megjithatë, të dyve u pëlqen të jenë në fushë”, tha Manuel Akanji pas ndeshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZeqiri 26-vjeçar, u fishkëllye pasi pesë vjet më parë pozoi me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me fanellë të Kosovës, përpara se të zgjidhte përfundimisht të përfaqësonte Zvicrën.