Almir Ajzeraj i Dritës është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.
FFK-ja të martën njoftoi se Ajzerajt i takon çmimi “Ylli i Javës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi të hënën udhëhoqi Dritën drejt fitores 3:1 ndaj Ferizajt. Ndonëse u aktivizua vetëm në pjesën e dytë, Ajzeraj shënoi një gol dhe përgatit një tjetër për të hapur rrugën drejt fitores së ekipit gjilanas.

Për Dritën ishte vetëm ndeshja e parë këtë edicion. Ndeshjet e tri xhirove të para Drita i ka shtyrë për shkak të angazhimeve në Ligën e Konferencës.