Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ajdini asiston në ndeshjen e fundit të sezonit

Alban Ajdini

Sulmuesi Alban Ajdini e ka regjistruar një asistim në ndeshjen e fundit të edicionit për skuadrën e Lausannes në elitën e futbollit zviceran.

Lausanne barazoi 3:3 me Servetten në udhëtim të shtunën mbrëma.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajdini në lojë u inkuadrua në minutën e 84-t kurse asistimin e bëri te goli i barazimit për 3:3 të cilin e realizoi Fabricio Oviedo në minutën e 92-të.

25-vjeçari Ajdini në 35 ndeshjet e zhvilluara në edicionin 2024/25 ka realizuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime.

Lausanne kampionatin e përfundon në pozitën e pestë me 53 pikë kurse Servette në vendin e dytë me dhjetë pikë më shumë.