Almir Oda është lojtari më i ri i Ballkanit. 20-vjeçari është transferuar te kampioni i Kosovës nga Rapid Viena.
Oda luan në pozitën e mesfushorit qendror, ndërsa ka qenë pjesë e Rapidit që nga mosha 9-vjeçare. Nuk bëri debutimin në skuadrën seniore, por ka luajtur në ekipin e dytë të Rapidit në kategorinë e dytë austriake.
Sipas “transfermarkt”, transferimi i Odës i ka kushtuar Ballkanit 125 mijë euro.
Falënderim dhe mirënjohje për të ka pasur klubi i Rapid Vienës. I ka dedikuar një postim në faqen zyrtare të martën, në të cilën ka bërë të ditur se do të transferohet në Kosovë.
Ballkani ende nuk e ka zyrtarizuar afrimin e Odës.
Oda ka pasur tri paraqitje tek Austria U19, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Maqedoninë e Veriut.
Skuadra suharekase së fundmi u nda me trajnerin Ilir Daja ndërsa ka bërë ndryshime të theksuara në skuadër, detyruar edhe nga largimet e shumta.