Kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, ka nënshkruar kontratë të re me klubin, deri në vitin 2027.
Ai e ka edhe opsionin e vazhdimit të kontratës edhe për një edicion tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori portugez ka realizuar 79 gola dhe ka kontribuuar me 67 asistime në 234 paraqitje për klubin e Premier Leagues angleze.
29-vjeçari Fernandes iu bashkua Unitedit në janar të vitit 2020 nga Sportingu i Lisbonës.
“Të gjithë e dinë pasionin që kam për Manchester Unitedin. E shoh se e ardhmja është pozitive dhe jam krenar që do të jem udhëheqës i ekipit drejt sukseseve”, tha Fernandes për faqen zyrtare të klubit.
Fernandes kapiten i Unitedit është prej korrikut të vitit 2023, kur e zëvendësoi Harry Maguiren.