Mesfushori Doni Arifi ka shënuar gol për skuadrën e tij Ilves në elitën e futbollit finlandez të shtunën, por skuadra e tij u mposht thellë, 6:4, nga Gnistani mysafir.
Ishte ndeshja e dytë e Veikkausliigas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo22-vjeçari Arifi shënoi në minutën e 66-të për 3:1.
Kontribut në këtë ballafaqim dha edhe mesfushori tjetër shqiptar, Armend Kabashi.
Kabashi asistoi në golin për 3:3.
Ndeshja ishte dramatike dhe u shënuan dhjetë gola në total.
Arifi e kompletoi ndeshjen te vendësit, njësoj si Kabashi 28-vjeçar te mysafirët.
Mesfushori 21-vjeçar, Noel Hasa, ishte në bankën rezervë tek Ilvesi.
Ilvesi ka një pikë nga dy ndeshje, kurse Gnistani lider ka gjashtë pikë.