Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arifi merr ftesë nga Finlanda

Doni Arifi

Doni Arifi ka marrë ftesë nga Finlanda për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji në Zelandën e Re.

Finlanda më 27 mars do të luajë ndaj Zelandës së Re në Auckland, ndërsa më 30 mars luan ndaj Kepit të Gjelbër.

Arifi është mesfushor defensiv ndërsa paraqitet te Greuther Furthi në Bundesliga 2.

Ai e ka një gol të shënuar në shtatë paraqitje.

Arifi te Greuther Furthi u transferua në janar të këtij viti nga KuPS-i. Ai është rritur në futbollin finlandez te Honka, ndërsa karrierë ka bërë edhe tek Ilvesi.

Edhe Te klubi gjerman presin shumë nga Arifi Futboll Te klubi gjerman presin shumë nga Arifi

Arifi 23-vjeçar luajti nga grupmosha U16 deri në U20 për Finlandën, para se të paraqitej në dy ndeshje për Kosovën U21.

Më pas iu bashkua Finlandës U21, ndërsa tani ka marrë ftesë edhe nga përfaqësuesja e të rriturve për herë të parë.