Pas sukseseve në filmat, “Hit Man”, “Anyone but You” dhe “Twisters”, aktori Glen Powell vjen në rolin protagonist të filmit të ri të regjisorit Edgar Wright, “The Running Man”.
I bazuar në romanin e vitit 1982 të autorit Stephen King – i cili pesë vjet më vonë u shndërrua në film, me Arnold Schwarzeneggerin në rolin kryesor - “The Running Man” zë vend në një shoqëri distopike, ku një lojë i vë konkurrentët, të njohur si ‘runners’, përballë disa vrasësve të çmendur. Ata duhet të mbijetojnë për 30 ditë, teksa përndiqen nga vrasësit profesionistë, dhe çdo lëvizje e tyre transmetohet drejtpërdrejt në publik. Nga dëshpërimi për ta shpëtuar vajzën e tij të sëmurë, Ben Richards, i portretizuar nga Glen Powell, bindet nga producenti i këtij shou, Dan Killian, që të bëhet pjesë e kësaj loje, në mënyrë që t’i siguroj të hollat që i nevojiten. Por instinktet dhe vendosmëria e Benit, befas e shndërrojnë atë në një lojtarë të preferuar të tifozëve, dhe në kërcënim për të gjithë sistemin.
Pjesë e kastës janë edhe aktorët, Josh Brolin, Colman Domingo, Katy O’Brian, Lee Pace dhe Michael Cera.
“The Running Man” pritet të lansohet nëpër kinema më 7 nëntor të këtij viti.
-
“The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
-
Një kapitull i ri në “The Hunger Games: Sunrise on the Reaping”
-
“Spider-Man: Brand New Day”, rikthimi i madh i heroit të famshëm
-
“In The Grey” sjell një grabitje të pamundur dhe luftë për mbijetesë
-
Glen Powell udhëheq kastën e trilerit “How to Make a Killing”