Traileri i plotë për filmin e shumëpritur “The Hunger Games: Sunrise on the Reaping” është publikuar për publikun e gjerë.
Filmi, i bazuar në romanin distopik të Suzanne Collinsit të vitit 2025 me të njëjtin emër, rikthehet në botën e trilluar të Panemit, ku çdo vit zhvillohet një ndeshje vdekjeprurëse midis fëmijëve nga distrikte të ndryshme.
Rolin kryesor në filmin e ri e luan, Joseph Zada, personazhi i të cilit, Haymitch Abernathy, detyrohet të marrë pjesë në Lojërat e Urisë rreth 25 vjet përpara se Katniss Everdeen — e luajtur nga Jennifer Lawrence në serinë e filmave të suksesshëm në arkat filmike — ta fitojë garën. Ky personazh do të bëhet më vonë mentor i Everdeenit.
Elle Fanning luan rolin e Effie Trinket në moshë të re (e portretizuar më parë nga Elizabeth Banks); Ralph Fiennes vjen në rolin e Presidentit Snow (më parë i luajtur nga Donald Sutherland); Kieran Culkin e luan rolin e Caesar Flickermanit dhe Jesse Plemons vjen si personazhi Plutarch Heavensbee.
Kasta po ashtu përbëhet nga aktorët Maya Hawke, Glenn Close dhe Mckenna Grace.
“The Hunger Games: Sunrise on the Reaping” lansohet nëpër kinematë botërore më 20 nëntor të këtij viti.
-
Fansat e “Hunger Games” entuziazmohen nga rikthimi i Jennifer Lawrences
-
Charlize Theron lufton për mbijetesë në filmin e ri “Apex”
-
Kate Winslet pritet të luaj në “The Lord of the Rings”
-
Filmi “Wuthering Heights” i pari në arkat filmike
-
Filma fantastik të Hollywoodit lansohen gjatë muajit nëntor, të shtunën në “Nëpër Film”