Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Promovohet libri me kujtimet e të deportuarve në Maqedoni

Përderisa treni në kompleksin memorial “Bllaca 1999” qëndron si simbolikë e derportimit të qindra mijëra shqiptarëve drejt Maqedonisë më 1999, rrëfimet e asaj rruge kanë munguar. Të mërkurën, në ditët kur shënohet përvjetori i 25-të i valëve të refugjatëve shqiptarë të Kosovës, është promovuar libri “Bllaca ’99 – Përjetimet e të dëbuarve me dhunë nga forcat serbe”.

Organizuar nga Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta, në ceremoninë e mbajtur buzë kufirit është promovuar botimi me dhjetëra rrëfime për ditët e fundmarsit e fillimprillit 1999. Qytetarë të profesioneve të ndryshme, gazetarë e diplomatë kanë shkruar për ditët kur forcat e NATO-s bombardonin caqet serbe përderisa shqiptarët depërtoheshin në masë nga regjimi i Serbisë.  

Të pranishmit pranë memorialit të Qendrës Përkujtimore kanë thënë se e kaluara duhet të dokumentohet.

Deputeti Besnik Tahiri ka thënë se u takon historianëve e akademikëve që të shkruajnë atë që ka ndodhur.

Sipas kryetarit të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, Qendra Përkujtimore tashmë është adresë ndërkombëtare.

Edhe Përkujtohet 25-vjetori i dëbimit të afro 450 mijë shqiptarëve për në Maqedoninë e Veriut Arbëri Përkujtohet 25-vjetori i dëbimit të afro 450 mijë shqiptarëve për në Maqedoninë e Veriut

Ndërsa për historianin Hakif Bajrami, shqiptarët duhet të punojnë për të ardhmen, por duhet kujtuar edhe e kaluara.

Në prill të vitit 2021, në këtë qendër është promovuar Muri i Kujtesës. Nëpërmjet një vendimi të vitit 2019 ishin ndarë 100 mijë euro për fazën fillestare për themelimin e qendrës. Mjetet asokohe ishin ndarë nga rezervat e shtetit.