Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Perandoria e Marubbit në Prishtinë

Janw 21 fotografi të të shkrepura nga i pari njeri që themeloi studio fotografie në Shqipëri, të cilat formojnë mozaikun e ekspozitës “Tenda e takimit e një oborri”. Kjo ekspozitë e hapur nga muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” nga Shkodra, ofron imazhe bardhezi. Por kur fotografitë analizohen, ato edhe mund të duken shumëngjyrëshe. Fija e përbashkët e krejt fotografive të ekspozitës me kurator Luçjan Bedenin është oborri. Ky fakt përmendet edhe në titull të ekspozitës. Aty zë vend edhe tenda që ishte mjet ndihmës për të realizuar fotografitë.

Imazhet e paraqitura në ekspozitën e hapur të enjten mbrëma nw galerinë e Ministri së Kulturës shëtisin vizitorin nëpër portrete që ishin prijës të kohës, qytetarë të thjeshtë me veshje kombëtare e deri te një plak i varfër. Bëhet fjalë vetëm për një copëz historie të arkivit të madh që u la Marubbi shqiptarëve.

Disa prej imazheve ishin përdorur edhe në ekspozitën hapëse të Muzeut në vitin 2016.

“Kësaj here vjen më e zgjeruar dhe teksti kuratorial vjen më i zgjeruar me të dhëna e detaje të tjera. Arsyeja përse unë e përdori termin ‘tendë’ vjen pikërisht prej fotografisë ku shohim një stativ që mban sipër një tendë njësoj si edhe fotografët e ditëve të sotme, në mënyrë që ta kenë dritën natyrale sa më difuze”, deklaroi Bedeni.

Duke nxjerrë në pah shkathtësitë e piktorit e arkitektit që u bë fotograf, ai ka treguar se këtë teknikë Marubbi e përdorte qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

Edhe E bukura e përjetshme e Fadil Berishës që s’njeh kufij Kulturë 2 j. më parë E bukura e përjetshme e Fadil Berishës që s’njeh kufij

“Shumë personazhe i gjejmë në librat e historisë sonë. Studioja nuk ishte vetëm për zonjat e zotërinjtë. Marubbi merrte nga rruga edhe njerëz të zakontë dhe i fotografonte”.

Midis fotografive zë vend edhe gruaja e tij, italiania Marietta Greatti nga Gorizia, që ishte 21 vjet më e vjetër se bashkëshorti.

Grafisti i njohur, njëherësh profesor universitar, Shyqri Nimani, ka thënë se ekspozita është një rast i jashtëzakonshëm që publiku shqiptar i Kosovës, por edhe të tjerët, të njihen me një veprimtari të cilën shqiptarët e trashëgojnë për gjithë këto vite.

“Këtu e kemi rastin që të shikojmë se si janë dukur shqiptarët para afro dy shekujsh, si i kanë pasur kostumet, si i kanë pasur armatimet, si e kanë pasur antropologjinë, e si pamjen. Do të thotë që ka të dhëna që janë autentike dhe në asnjë mënyrë tjetër nuk kemi mundur t’i përjetojmë, pos me këto fotografi”.

Për fotografin Burim Myftiu, arkivi i Marubbëve është thesar kombëtar të cilin nuk e lakmojnë vetëm fqinjët, por edhe përtej.

Edhe “Marubi” avancon standardet e konservimit të arkivit Kulturë 3 j. më parë “Marubi” avancon standardet e konservimit të arkivit

“Është shumë me rëndësi që ekspozohen sonte në Prishtinë, sepse edhe ne kemi një traditë fotografike në Kosovë, mirëpo është e paorganizuar, e papërmbledhur dhe ndoshta kjo mund të stimulojë që ne të bëjmë një përmbledhje të fotografive historike që i ka Kosova”.

Ekspozita prek skajet e jetës sociale të shqiptarëve të asaj kohe. Prej prijësve që janë të veshur shik e secili më me stil se tjetri e deri te një plak i varfër që do të bëhej edhe “model” i mjeshtrit të imazhit. Krejt këto elemente nxjerrin para publikut karakterin multidimensional të artistit, i cili shumë prej pamjeve të kohës kur jetoi i ktheu në imazhe të tejkohshme.