EXPRESS

Pasqyrat e veçanta nga Elsa Selimi

Pasqyrat të cilat janë pjesë e çdo shtëpie kanë qenë një inspirim i ri për 24-vjeçaren nga Podujeva. Me punën e saj ajo ka bërë që reflektimi para pasqyrave të saj të duket më i veçantë.

Disenjatorja Elsa Selimi fillimisht i kishte kornizuar me goblenët e trashëguar nga familja. Por, për t’i bërë që ato të kenë një reflektim më pozitiv, Elsa ka bërë bashkë një laramani ngjyrash.

Ajo rrëfen se si i erdhi inspirimi që artin e saj ta përqendrojë te pasqyrat.

Në një punëtori pranë oborrit ajo kalon pjesën më të madhe të ditës duke punuar. Gjatë procesit të punës, ajo u kushton shumë rëndësi detajeve dhe materialeve që do t’i përdorë. Elemente të shumta të familjes së saj tashmë janë zhvendosur në pasqyra.

Pullat rreth tridhjetëvjeçare, që dikur kryenin funksion tjetër, Elsa i ka përdorur për t’i bërë pasqyrat e saj më unike.

Kombinimi i materialeve dhe përpunimi i tyre dëshmojnë për dëshirën e Elsës për ta bërë bashkë tradicionalen me modernen.

Elsa Selimi planifikon që të krijojë edhe produkte të tjera unike dhe me pasqyrë synon të krijojë një instalacion në ambient të hapur.