Me këngët plot ritëm e muzikalitet të fuqishëm, bendi bëri që publiku të vallëzonte pa pushim ose të futet në magjinë e tingujve të tyre. Zëri i butë e i kthjellët i vokalistes së grupit, Skye Edwards, shpërndahej tejpërtej skenës e të merrte me vete duke të dhënë një freski të ëmbël e një ndjenjë optimizmi e qetësie. Përveç kësaj, ishte mjeshtëria me të cilën Edwards komunikonte me publikun ajo që i jepte edhe më shumë hijeshi e atmosferë performancës.
Kur Skye Edwards ka qenë për herë të parë në Prishtinë, kishte thënë prerazi se do të rikthehej, për një koncert të radhës. E ka bërë këtë hiç më pak se pas 13 vjetësh. Jo shumë larg vendit ku grupi i saj “Morcheeba” performoi në gushtin e vitit 2010, atë dhe kolegët e formacionit i ka rikthyer 15-vjetori i Pavarësisë.
Në infrastrukturën e kryeqytetit pa një sallë adekuate koncertesh të tilla, nuk ka ndryshuar gjë, e as te grupi anglez, por kjo është arma e fuqishme që e mban atë.
Në vargun e një sërë këngësh që Morcheeba këndoi, si: “The Sea”, “Friction”, “World looking in”, “Otherwise”, “Sounds of blue”, “Enjoy the ride”, “Trigger hipie” e të tjera, ishte kënga “Oh oh yeah” e albumit të fundit “Blackest Blue”, të publikuar në maj të vitit 2021, ajo që e ndezi më së shumti publikun.
Së bashku me Edwards performuan edhe katër anëtare të grupit: Ross Godfrey në bas-kitarë, Dom Pipkin në sint, Steve Gordon në bas-kitarë dhe Jaega Mckenna-Gordon në bateri.
Edhe
“Americana” pushton “Skënderbeun” me harmoninë e tingujve festivë
Për artistë si Arbër Salihu, i njohur me emrin artistik La Fazani, ky grup anglez është në listën e tij. Edhe muzika e tij ka një tis prej grupit anglez. Salihu ka përformuar paraprakisht.
Po në atë program qe edhe këngëtari Shpat Deda. Ka qenë hera e dytë që ka performuar para bendit anglez.
Performancën e para trembëdhjetë vjetëve të Mocheebas e mban mend edhe DJ Adrian Berisha, ndonëse ai ka thënë së do të donte që kësaj radhe të vinte dikush tjetër. Ai edhe e ka mbyllur koncertin e organizuar nga Komuna e Prishtinës për shënimin e 15-vjetorit të Pavarëisë.
Këshilltari në Kuvendin Komunal, Pëllumb Bajqinovci, ka thënë se kryetari e ka propozuar këtë tok me nënkryetarin Alban Zogaj.
Disa prej të pranishmëve kishin qenë edhe në performancën paraprake të “Morcheebas” në Prishtinë.
Edhe
“Erdhlezeti” rikthehet në ritëm me energjinë e muzikës që bashkon
“Është kënaqësi të shkosh në një koncert kudo që është dhe normalisht si arsye ka qenë edhe festa e Pavarësisë. Unë kam qenë edhe më herët në koncertin e ‘Morcheebas’, mbrapa ‘Boro Ramizit’ dhe më ka marrë malli t’i dëgjoj dhe erdha prapë”.
“Morcheeba” ka sjell një energji të madhe në kryeqytet. Aso të tipit festiv në ditën ku shteti më i ri i Evropës ka shënuar jubileun e Pavarësisë.