Sonte në “Express” mund të ndiqni materiale nga skena e kulturës. Një nga figurat më të rëndësishme të muzikës shqiptare është rikthyer në skenë me një koncert që ka përmbledhur katër dekada karrierë. Adelina Ismaili ka mbushur sallën me adhurues të të gjitha moshave të mërkurën, në një mbrëmje retrospektive ku janë rikthyer këngët që kanë shënuar disa prej momenteve më të njohura të estradës shqiptare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç tjerash sjellim pamje nga Panairi i Librit, që po mbahet për herë të parë në Gjakovë, në kuadër të Festivalit “Ditët e Nëntorit” në Çarshinë e Madhe.
Kemi edhe lajme nga showbizi. Me lansimin e këngës “Sweat”, Mel C, e paralajmëron albumin e radhës. Në një intervistë të fundit ajo ka reflektuar mbi trashëgiminë e grupit ikonik “Spice Girls”.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!