“Rrugëtime” titullohet libri më i ri i Anisa Ismailit.
Libri është ndërtuar mbi përjetimet personale të aktores, e cila përveç tregimeve në këto faqe e ka futur edhe botën e saj poetike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsmaili thotë se në këtë libër çdokush mund të ndeshet me një copë të rrugëtimit jetësor, raporton KOHA.
Aktorja thotë se ky libër është një triumf mbi dhimbjen dhe dashurinë, dhe se botën e saj të brendshme e ka shpalosur pa menduar për mënyrën se si do të paragjykohet.
Mes emocionesh, zbulon se librin e ri ia dedikon babait të saj.
Pas dy librave që ka publikuar deri tani, “Momente” dhe “Rrugëtime”, Anisa është duke e përgatitur edhe librin e tretë në të cilin do të sjellë tregime për fëmijë.