“Rrugëtime” titullohet libri më i ri i Anisa Ismailit.
Libri është ndërtuar mbi përjetimet personale të aktores, e cila përveç tregimeve në këto faqe e ka futur edhe botën e saj poetike.
Ismaili thotë se në këtë libër çdokush mund të ndeshet me një copë të rrugëtimit jetësor, raporton KOHA.
Aktorja thotë se ky libër është një triumf mbi dhimbjen dhe dashurinë, dhe se botën e saj të brendshme e ka shpalosur pa menduar për mënyrën se si do të paragjykohet.
Mes emocionesh, zbulon se librin e ri ia dedikon babait të saj.
Pas dy librave që ka publikuar deri tani, “Momente” dhe “Rrugëtime”, Anisa është duke e përgatitur edhe librin e tretë në të cilin do të sjellë tregime për fëmijë.
Artikuj të ngjashëm
-
Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti
-
“Vështrim psikologjik mbi çështjen Çame”, studim mbi trashëgiminë e traumës ndër breza
-
Madonna rikthehet me “Confessions II”
-
Hayden Panettiere në librin autobiografik tregon përballjet e pakëndshme me disa nga yjet e Hollywodit
-
Cameron Diaz e përshkruan famën si udhëtim