Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

“Me ekzistu është vetë kuptimi”, libri më i ri i Sibel Halimit

Poetja dhe sociologia Sibel Halimi ka botuar librin e ri me poezi. 100 e me shumë poezi janë përmbledhur në librin e tretë të saj, të cilin e ka emërtuar “Me ekzistu është vetë kuptimi”.

Halimi ishte e ftuar në emisionin “Express”, ku foli gjerë e gjatë për librin dhe planet.

“Poezia ime është një rebelim, një revoltë, por në të njëjtën kohë ofron edhe një dimension tjetër njohës të subjektit të gruas, duke e paraqitur atë”, tha ajo ndër të tjera.