Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Filmbërësit e rinj në “Neo School”

Realizimi i dokumentarëve këtyre të rinjve po u mundësohet nëpërmjet platformës joformale për prodhimin e filmave, që ka nisur tash e një muaj në “Kino Armata”.

Valmira Rashiti dhe Blendi Bytyqi janë dy nga shtatë pjesëmarrësit që janë përzgjedhur për të krijuar filma dokumentarë në kuadër të kësaj punëtorie, raporton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për procesin e krijimit të dokumentarëve ata gjatë katër javëve kanë marrë mësime nga njohës të fushës së filmit dhe hulumtimit.

Që të dy tashmë i kanë finalizuar xhirimet e projekteve të tyre dhe po e praktikojnë fazën e montimit.

Barazia gjinore dhe ritet e martesave gjatë fundshekullit njëzet në Kosovë janë temat e dokumentarëve të Valmirës dhe Blendit.

Drejtori i “Kino Armatës”, Alush Gashi, thotë se kjo platformë e edukimit është vazhdimësi e ndërtimit të bazës kreative për artistët e rinj.

Filmat dokumentarë të realizuar në kuadër të “Neo School” do të transmetohen javën e ardhshme në ekranin e madh të “Kino Armata”.