Pothuajse gjithë hapësirën e mureve të dhomës e ka mbushur me piktura. Albion Begishollit i pëlqen të eksperimentojë me teknika e ngjyra.
Por kohëve të fundit, piktori i ri po e gjen inspirimin edhe jashtë dyerve të shtëpisë. Inspirimin për të punuar në natyrë e ka kthyer në fshatin e tij të lindjes në Manastirc të Ferizajt, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI duhen vetëm pak minuta rrugë për të arritur te dyert e shtëpisë ku ka kaluar fëmijërinë.
Ai ka zgjedhur që të pikturojë dyert e objektit më të rëndësishëm të familjes.
Krahas portreteve e vizatimeve, vend të veçantë në pikturat e Albionit gjejnë temat e luftës. Ai i krijon skenat e padokumentuara. Albioni, i lindur në mars të vitit 1999, dëshiron që në pikturën e tij të shpërfaqë rrëfime lufte që i ka dëgjuar nga të tjerët.
Albion Begisholli do të vazhdojë të krijojë vepra arti brenda dhe jashtë shtëpisë.