Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Skocia shpreson në fitore ndaj Zvicrës

Skoci

Përfaqësuesja e Skocisë është ende e lënduar pas disfatës 5:1 nga Gjermania në ndeshjen hapëse të Euro 2024 të premten e kaluar.

Skocia shpreson në fitore ndaj përfaqësues helvetike për t’i mbajtur gjallë shpresat për kalim në raundin nokaut. Të hënën portieri i Skocisë Angus Gunn në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës, ka theksuar se ndeshja ndaj Zvicrës do të jetë vendimtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Na takon ne që të rikthehemi tani, dhe gjëja e mirë është se kemi edhe dy ndeshje të tjera për ta rregulluar, dhe ne ende mund të arrijmë objektivin tonë”, ka thënë Gunn.

“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë në drejtim të përpjekjes për të dalë nga grupi. Natyrisht që zviceranët morën një rezultat shumë pozitiv edhe në ndeshjen e tyre të parë, kështu që do të jetë e vështirë, por nga këndvështrimi ynë është shumë e rëndësishme fitorja”.

Ndeshja ndërmjet Skocisë dhe Zvicrës do të luhet të mërkurën në stadiumin “RheinEnergieStadion”, në Koeln.