Të dielën kanë nisur ndeshjet e treta të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian.
Sytë e gjithë shqiptarëve do të jenë kah Grupi B, ku është edhe Shqipëria, bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
Shqipëria synon avancimin tutje nga vendi i tretë.
Kriteret të cilat duhet të plotësohen për të zënë vend në katër skuadrat më të mira të vendeve të treta janë:
1. Numri i pikëve
2. Goldallimi
3. Numri i golave të shënuar
4. Numri i fitoreve
5. Më së paku pikë nga kartonët e verdhë apo të kuq nga gjitha ndeshjet e grupeve (kartoni i kuq – 3 pikë, kartoni i verdhë – 1 pikë, përjashtimi pas dy kartonëve të verdhë brenda një ndeshjeje – 3 pikë)
6. Pozita në renditjen përfundimtare të kualifikimeve.