Për herë të parë që prej vitit 1994, ekipet përfaqësuese që përfundojnë në vendin e tretë në fazën grupore të Botërorit e kanë shansin të kalojnë në fazën nokaut.
Nga viti 1998 deri në vitin 2022, me formatin me 32 përfaqësuese, vetëm dy të parët e tetë grupeve kanë avancuar në raundin tjetër, ka shkruar BBC-ja të premten.
Por, me zgjerimin e Botërorit në 48 përfaqësuese, ekipet që përfundojnë në vendet e treta në grupe kanë shanse.
Në fazën nokaut do të kalojnë tetë përfaqësueset e vendeve të treta nga 12 grupe sa janë gjithsej.
Goldallimi mund të jetë faktor vendimtar.
Në vitin 1998, tri pikë dhe goldallimi -2, ka mjaftuar për Kolumbinë që të jetë njëra prej pesë përfaqësueseve më të mira të vendit të tretë.
Edhe
Gjermania synon ta “rikuperojë” humbjen befasuese nga Ekuadori
Polonia në vitin 2006 ishte e pesta më e mira nga vendet e treta, me tri pikë e me goldallim -2.
Në vitin 2010, Bregu i Fildishtë përfundoi në vendin e tretë me tri pikë dhe goldallim +1.
Në vitin 2002, Portugalia përfundoi e treta me goldallim +2 dhe me tri pikë, si përfaqësuesja e pestë më e mirë e vendit të tretë.