Euro 2024

Navas, i gatshëm ndaj Gjeorgjisë

Jesus Navas

Mbrojtësi i krahut, Jesus Navas, është kthyer në stërvitje te përfaqësuesja e Spanjës.

Navas nuk kishte stërvitur për Spanjën që nga ndeshja me Shqipërinë.

38-vjeçari kishte disa shqetësime muskulore por që i tejkaloi ato dhe është i gatshëm për ndeshjen e parë të fazës nokaut.

Në stërvitje janë bashkuar edhe Nacho dhe Ayoze Perez. Të dy futbollistët munguan ndaj Shqipërisë pasi ishin duke u përballur me lëndime.

Spanja në fazën e grupeve ka arritur tri fitore. Fitoi ndaj Kroacisë, Italisë dhe Shqipërisë. Në 1/8 e finales do të përballet me Gjeorgjinë.