Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Lojtari i Holandës qau në stol pas vendimit të rëndë të trajnerit

Joey Veerman

Ndeshja ndaj Austrisë ishte për t’u harruar nga Holanda. Holanda humbi 3:2 të martën. Por ndeshja ishte e rëndë sidomos për lojtarin holandez, Joey Veerman. 25-vjeçari u zëvendësua që në pjesën e parë. Nuk kishte ndonjë lëndim, por u zëvendësua në minutën e 35-të për shkak të paraqitjes së zbehtë. Mesfushori u zëvendësua nga Xavi Simons.

Ky është “dënimi” më i rëndë që mund të marr një futbollist – të zëvendësohet pa përfunduar pjesa e parë. Nuk kishte arsye taktike për zëvendësimin. Thjeshtë Veereman nuk ia doli të përballojë presingun e austriakëve të pandalshëm.

Veerman e fitoi vetëm një duel, humbi 16 herë topin nga 29 kontakte me topin sa i kishte.  Po ashtu i kishte vetëm nëntë pasime të sakta, ndërsa i provoi 19. Selektori Ronald Koeman nuk kishte zgjedhje tjetër pos ta largonte futbollistin e PSV-së nga fusha. Veerman u largua me kokën ulur, mbuloi fytyrën me duar pasi u ul në stol dhe fillojë të qajë. Bashkëlojtarët u munduan t’i ofrojnë përkrahje, por ai e dinte se kishte paraqitje dëshpëruese.

“Më erdhi keq për Joey Veerman. Në anën tjetër më erdhi mirë që u zëvendësuar pasi ishte dëshpëruese të shikosh atë duke luajtur”, ka thënë legjenda holandeze Rafael van der Vaart.

Selektori Koeman po ashtu ishte kritik.

“Nuk e di pse ajo paraqitje. Kam ndier se duhet të bëhet diçka. Për këtë jam aty. Unë e kuptoj sa moment i vështirë është për të”, ka thënë Koeman.

Edhe Courtoisi donte të luante, selektori vendosi ndryshe Botërori 2026 Courtoisi donte të luante, selektori vendosi ndryshe

Gjasat janë të vogla që Veerman të paraqitet në një të tetën e finales për Holandën.

VIDEO:

LEXO EDHE: