Euro 2024

Legjenda angleze parashikon fitoren e Anglisë

Alan Shearer

Ish-ylli i Anglisë, Alan Shearer, ka thënë të premten se “Tre Luanët” do të kenë ndeshje të vështirë ndaj Zvicrës, por do të dalin fitues.

Ndeshja çerekfinale Anglia – Zvicra luhet të shtunën nga ora 18:00 në Duesseldorf.

“Do të jetë ndeshje e vështirë sepse Anglia nuk ka treguar lojë të mirë, ndërsa ka bërë mjaftueshëm në fund për të avancuar. Zvicra ka qenë impresive, por sistemi i saj dihet. Xhaka e dëshiron topin dhe të tjerët vrapojnë para në sulm. Do të jetë ndeshje shumë, shumë e vështirë për Anglinë, por nuk do të dal kundër saj. Besoj se Anglia do të këndellet dhe nuk ka kohë më të mirë sesa çerekfinalja. Mendoj se ndeshja mund të shkojë edhe në kohën shtesë dhe në penallti”, ka deklaruar Shearer për “Betfair”.

Fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë në gjysmëfinale ndaj fituesit të ndeshjes Holanda – Turqia.