Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Legjenda gjermane pret fitoren e Zvicrës ndaj Argjentinës

Bastian Schweinsteiger

Legjenda e Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger, ka bërë një parashikim befasues për duelin mes Zvicrës dhe Argjentinës. 

Ish-fituesi i Kupës së Botës në vitin 2014 beson se Zvicra mund ta mposhtë kampionen në fuqi dhe ka parashikuar një fitore 2:1 për helvetikët. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai e vlerëson shumë ekipin zviceran, duke thënë se është një skuadër shumë e bashkuar dhe se lojtarët luajnë si një grup i vetëm. 

Sipas tij, forca kryesore e Zvicrës është harmonia në ekip, organizimi dhe puna kolektive, jo vetëm individët. 

“Ndoshta për disa mund të jetë befasi, por unë besoj se Zvicra do të fitojë 2:1. Ka shumë pak skuadra që kanë një harmoni të tillë. Sa herë që zbresin në fushë, duken si një ekip i vetëm. Zvicra po bënë një punë të jashtëzakonshme”, ka thënë 41-vjeçari, shkruan të shtunën “Blick”. 

Zvicra nga ora 3 e mëngjesit të së dielës do të përballet me Argjentinën në çerekfinale.