Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Ish-selektori i Kosovës: Franca u kualifikua me paraqitje mediokre

Alain Giresse

Ish-selektori i Kosovës, Alain Giresse, ka dhënë një intervistë për “Flashscore” në prag të ndeshjes mes Francës e Belgjikës (sot, 18:00).

Giresse ka fituar Evropianin me Francën 40 vjet më parë, ndërsa është legjendë e futbollit francez. Te Kosova erdhi me bujë, por u largua pa lënë gjurmë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Triumfi në Evropian ishte moment i rëndësishëm për futbollin tonë. Kemi bërë hap gjigant në nivelin e lojës dhe mentalitetit. Ishim të parët që fituam dhe që nisëm lëvizjen nacionale të futbollit”, ka thënë Giresse për suksesin e vitit 1984.

Por në fazën grupore të Euro 2024, Franca nuk u paraqit mirë.

“U kualifikua për fazën nokaut, por me paraqitje mediokre.  Loja e Francës nuk është ende e duhura. Megjithatë ka disa përjashtime historike të sukseseve, si ai i Italisë në Botërorin 1982. Azurët në Spanjë e fituan Kupën e Botës, ndonëse në grup i kishin tri barazime”, ka theksuar Giresse.

Sipas tij, Franca ende mund të jetë e suksesshme, por duhet të paraqitet dukshëm më mirë.