Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ish-selektori i Kosovës gjen punë te Gaboni

Alain Giresse

Ish-përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Alain Giresse, do të kthehet në postin e Drejtorit Teknik te Përfaqësuesja e Gabonit.

Ndërkohë, Sebastien Migne, që e udhëhoqi Haitin në Kupën e Botës, është emëruar përzgjedhës i “Panterave”, ka shkruar “L’Equipe” të premten. 

Për Giressen është rikthim te Gaboni, ku e nisi karrierën prej vitit 2006 deri në vitin 2010. 

“Kam lidhje të thella këtu. Më ka ndryshuar si person”, ka theksuar Giresse. 

Giresse si futbollist ka qenë i vlerësuar lartë, ndërsa ka luajtur për Francën. 

Në vitin 1982, e zuri vendin e dytë në garën për çmimin “Topi i Artë”, prapa Paolo Rossit. 

Edhe Kush e fiton Botërorin sipas ish-përzgjedhësit të Kosovës? Botërori 2026 2 muaj më parë Kush e fiton Botërorin sipas ish-përzgjedhësit të Kosovës?

73-vjeçari Giresse e udhëhoqi Kosovën prej shkurtit të vitit 2022, deri në qershor të vitit 2023. 

Në 14 ndeshje në krye të “Dardanëve”, Giresse i pati katër fitore, gjashtë barazime dhe katër humbje.