Vendimi i arbitrave për të mos dhënë penallti për lojën me dorë të Marc Cucurellas së Spanjës vazhdon të jetë temë në Gjermani.
Gjermania u eliminua nga Spanja në çerekfinale të Euro 2024, por mbi 380 mijë gjermanë e kanë firmosur një peticion online ku bëhet thirrje që ndeshja me Spanjën të përsëritet. Arsyeja për nisjen e peticionit është loja me dorë e Cucurellas dhe vendimi i arbitrave për të mos dhënë penallti. Është përmendur edhe një penallti që nuk i është dhënë Gjermanisë në minutën e 77-të.
Natyrisht, peticioni nuk ka shans që të sjell ndryshimin.
UEFA ka konfirmuar se vendimi i arbitrit ishte i drejtë për të mos dhënë penallti. Ekspertët e referimit janë të ndarë. Disa vlerësojnë se penallti nuk kishte e disa të tjerë që penalltia është dashur të referohet.
-
Legjenda Matthaeus për pranimin e gabimit nga UEFA: Është e turpshme, ne u mashtruam
-
UEFA pranon gabimin e rëndë që i kushtoi shtrenjtë Gjermanisë në ”Euro 2024”
-
Cucurella përgjigjet në fishkëllimat e papritura të gjermanëve
-
Pse po fishkëllehet Cucurella?
-
Spanja, “fajtore” për eliminimin e hershëm të Gjermanisë