Interi dhe Paris Saint-Germaini kanë më së shumti lojtarë në rundin e 1/8 së finales së “Euro 2024”, nga 12 secila.
“Transfermarkt” ka raportuar në platformën “X”, se asnjë klub tjetër nuk ka më shumë përfaqësues në fazën e nokautit sesa kampioni i Italisë dhe ai i Francës.
Pesë nga 12-të lojtarët e Interit janë Alessandro Bastoni, Federico Dimarco, Matteo Darmian, Nicolo Barella dhe Davide Frattesi. Të shtunën, gjithë këta do të ballafaqohen me bashkëlojtarin, Yann Sommer.
Roma është skuadra e dytë në Serie A me më së shumti lojtarë në “Euro 2024”, me tetë gjithsej, aq sa ka edhe Arsenali.
Nga një më pak kanë Milani dhe Bologna.
Manchester City ka 11-të lojtarë të mbetur në garë, ndërsa Barcelona, Real Madridi dhe Bayern Munichu kanë nga 10-të futbollistë.
Leipzigu ka nëntë futbollistë në këtë fazë, teksa Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Atletico Madridi kanë nga shtatë futbollistë të përfshirë në fazën nokaut të turneut.