Të hënën, më 18 dhjetor, prej orës 12:00 tërhiqet shorti për një të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Faza grupore ka përfunduar të mërkurën dhe tashmë dihen 16 skuadrat që vazhdojnë garën në Champions.
Faza nokaut fillon më 13 shkurt të vitit të ardhshëm.
Ndeshjet e 1/8 së finales luhen deri më 13 mars. Bayerni, Arsenali, Real Madridi, Real Sociedadi, Atletico Madridi, Borussia Dortmundi, Manchester City dhe Barcelona do të jenë bartës në short. Copenhageni, PSV-ja, Napoli, Interi, Lazio, PSG-ja, RB Leipzigu dhe Porto nuk janë bartës.
Artikuj të ngjashëm