Eduardo Camavinga e ka pranuar se nuk ka qenë e lehtë të jetë në rolin e zëvendësuesit te Përfaqësuesja e Francës, pas edicionit shumë të mirë që e pati me Real Madridin.
Mesfushori 21-vjeçar ishte lojtar i rregullt i madrilenëve në triumfin në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor në Euro 2024, ai ka luajtur vetëm 48 minuta, kundër Austrisë dhe Polonisë.
“Fakti që nuk luaj shumë nuk më bën të lumtur. Por e di që një ditë koha ime do të vijë. Unë jam gati, si në Kupën e Botës kur trajneri më kërkoi të hyja në finale. Unë jap më të mirën në stërvitje. Para ndeshjeve unë e bëj të njëjtën gjë, dëgjoj muzikë dhe më pas i bëj ngrohjet. Një garë e madhe nuk luhet me 11 lojtarë. Gjëja më e rëndësishme është të jemi të fokusuar deri në fund”, ka thënë të shtunën Camavinga në konferencë për shtyp.
Përzgjedhësi Didier Deschamps në tri ndeshjet e fazës së grupeve më shumë i ka besuar Adrien Rabiotit të Juventusit, Aurelien Tchouamenit të Real Madridit dhe N’Golo Kantes të Al-Ittihadit.