Marco Verratti pranon se ai nuk ishte i sigurt nëse do të mund të merrte pjesë në “Euro 2020”. Ai thotë se është i kënaqur me debutyimin e tij në “Euro 2020” në fitoren 1:0 ndaj Uellsti të dielën në Romë. “Ishte e vështirë, pasi në fillim nuk isha i sigurt nëse mund të merrja pjesë në Evropian. Falënderoj stafin mjekësor dhe trajnerin që më priti. Ishte një ditë e veçantë dhe unë jam shumë i lumtur”, ka thënë mesfushori i PSG-së për “Rai Sport”.
Verratti luajti deri në fund të takimit, ndërsa Italia përfundoi e para në Grupin A. Pjesë e Grupit A ishin edhe Uellsi, Zvicra dhe Turqia. Uellsi e ka siguruar si i dyti kalimin në fazën nokaut, ndërsa Zvicra ka gjasa të shkoj tutje si e treta.