Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Verrati stërvitet i ndarë nga grupi, humb duelin hapës në “Euro 2020”

Marco Verratti sërish ka stërvitur i ndarë nga bashkëlojtarët e tij te Italia dhe duket se në vend të tij startues për ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian do të jetë Manuel Locatelli.

Italia ndeshjen e parë hapëse për “Euro 2020” e zhvillon të premten kundër Turqisë. Mesfushori i PSG-së është duke u rikuperuar plotësisht nga një lëndim dhe në vend të tij do të jetë Locatelli. Gjasat janë të mëdha që 11-shja e parë të jetë e njëjtë si ajo e fitores 4:0 ndaj Çekisë javën e kaluar në miqësore.