Konfederata Evropian e Futbollit (UEFA) po heton “incidentet e mundshme diskriminuese” në dy ndeshjet e Kampionatit Evropian të zhvilluara në stadiumin e Budapestit të Hungarisë.
Organi drejtues i futbollit evropian thotë se “është caktuar një inspektor i etikës dhe disiplinës i UEFA-s” për të kryer një hetim. Hetimi do të përqendrohet në humbjen e Hungarisë 3:0 ndaj Portugalisë të martën dhe barazimi 1:1 kundër Francës të shtunën.
Të dyja ndeshjet u luajtën në “Pushkash Arena”. Budapesti është i vetmi qytet pritës i “Euro 2020” që lejon numër maksimal të shikuesve në tribuna.