UEFA ka caktuar një hetues për të parë pretendimet e reja të “incidenteve të mundshme diskriminuese” në një ndeshje të Hungarisë në Kampionatin Evropian. Detajet e incidenteve në ndeshjen midis Gjermanisë dhe Hungarisë në Munich nuk u specifikuan.
Një hetim i veçantë tashmë ishte hapur për incidentet në dy ndeshjet e Hungarisë në Budapest kundër Portugalisë dhe Francës. Tifozët e Hungarisë kanë treguar parulla “anti-homoseksuale” dhe janë akuzuar për brohoritje homofobike në stadiumin e tyre. Tifozët gjithashtu marshuan në “Puskas Arena” të shtunën e shkuar duke protestuar kundër lojtarëve që bien në njërin gju për të mbështetur barazinë. Tifozët e Gjermanisë valëviten flamujt me ngjyrat e ylberit të mërkurën kurse person u fut në fushë dhe vrapoi duke valëvitur një flamur pranë lojtarëve të Hungarisë gjatë himnit të tyre kombëtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë ende e paqartë nëse hetimi i fundit i UEFA-s përfshin incidente që përfshijnë tifozë të Gjermanisë. Hungaria është eliminuar nga “Euro 2020” por në Budapest do të luhet ndeshja e 1/8 së finales ndërmjet Holandës dhe Çekisë.