Futboll

Fanatik: Skena lufte në ndeshjen Rumani – Hungari, ka arrestime

rumani-hungari

Ndeshja e futsallit ndërmjet Rumanisë dhe Hungarisë u ndërpre pas një përleshjeje të ndërmjet tifozëve dhe xhandarmërisë rumune.

Ndeshja u ndërpre menjëherë pasi disa tifozë rumunë u përleshën me policinë. Xhandarmëria ndërhyri për të qetësuar situatën dhe gjyqtari nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i dërgonte lojtarët e të dyja ekipeve në dhomat e zhveshjes.

Xhandarmëria kishte përdorur gaz lotsjellës për të qetësuar situatën, e cila ishte jashtëzakonisht e tensionuar. Mediumet në Rumani kanë raportuar se xhandarmëria ka ndaluar disa mbështetës pas incidenteve të dhunshme në sallën multifunksionale të Craiovës.

Siç shkruajnë në Rumani, tifozë rumunë u revoltuan nga një gabim në tabelën e rezultateve. Në vend se të shkruante Rumani – Hungari, ishte shkruar Hungari – Hungari. 

Mediumet në Rumani kanë shkruar po ashtu se ekipet u rikthyen në fushë pas ndërprerjes prej afërsisht 45 minutash. 

Ndeshja Rumani – Hungari i takon kualifikimeve për Euro 2026. Është ndeshja kthyese e pljeofit për Evropianin që mbahet në Letoni, Lituani dhe Slloveni. Ndeshjen e parë e kishte fituar Hungaria 3:2.

VIDEO: