Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

UEFA konfirmon për KOHËN: Hetime ndaj federatës rumune dhe asaj kosovare

NDerprerja

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA), ka konfirmuar përmes një përgjigje me shkrim për KOHËN se ka nisur hetime ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë dhe ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Procedura u hapën pas ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës. Procedurat disiplinore kanë nisur kundër federatës rumune dhe federatës kosovare, në përputhje me nenin 55 të rregullores disiplinore të UEFA-s. Informacione të mëtejshme rreth këtyre procedurave do të jenë në dispozicion në kohën e duhur”, shkruan në përgjigjen e UEFA-s.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Neni 55 thotë se procedurat hapen nga administrata e UEFA-s në bazë të raporteve zyrtare, kur bëhet protestë dhe me kërkesë të Komitetit Ekzekutiv, presidentit të UEFA-s apo sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s. 

Tani UEFA e cakton një inspektor të etikës dhe disiplinës për t’u marrë me rastin.