Tifozët që nuk kishin arritur të siguronin bileta kanë kaluar sigurimin dhe kanë pasur qasje në finalen e Kampionatit Evropian ndërmjet Italisë dhe Anglisë.
“Wembley Stadium” tha se “sigurimi është kaluar dhe një grup i vogël i njerëzve ka hyrë në stadium”.
Tifozët janë parë në një pjesë të stadiumit, por pa gjasa që të akomodoheshin në ulëse.
Zyrtarët e “Wembleyt” nëpërmjet komunikatë kanë thënë se “po punojnë për së afërmi me sigurimin brenda stadiumit për t’i larguar këta persona. Çdokush brenda stadiumit pa biletë do të largohet menjëherë nga stadiumi”.
“Wembley” ka kapacitet prej 90 mijë ulëseve, por shkaku i masave për parandalim të koronavirusit, të pranishëm janë vetëm 67 mijë tifozë.
Artikuj të ngjashëm