Euro 2020

Statistikat e golave më të shpejtë në Kampionate Evropiane

Goli i Luke Shaw për Anglinë ishte më i shpejti i shënuar në një finale të Kampionatit Evropian.

Shaw shënoi për një minutë e 57 sekonda në ndeshjen kundër Italisë në “Wembley Stadium”.

Ishte goli i pestë më i shpejtë i shënuar ndonjëherë në histori të turneut dhe i treti më i shpejtë në “Euro 2020”.

Goli i fundit më i shpejtë i shënuar në një finale të Kampionatit Evropian ishte në vitin 1964 kur Chus Pereda realizoi për Spanjën pas 5 minutave e 15 sekondave, në duelin kundër Bashkimit Sovjetik. Spanja fitoi 2:1.