Euro 2020

Statistika të veçanta për Chiellinin dhe Donnarumman

Në kampionate evropiane, dy futbollistë të Italisë kanë regjistruar statistika të veçanta.

Me 36 vjet e 331 ditë, Giorgio Chiellini u bë futbollisti më i vjetër titullar si kapiten në Evropian, duke e kaluar Gianluigi Buffonin, i cili humbi me Italinë në finale kundër Spanjës në vitin 2012, me 34 vjet e 154 ditë.

Nga ana tjetër, Gianluigi Donnarumma me 22 vjet e 136 ditë, u bë portieri i tretë më i ri që luan në finale të një Kampionati Evropian dhe Kupë të Botës, prapa Jose Angel Iriban në vitin 1964 me Spanjën dhe Juan Botasso në vitin 1930 me Argjentinën.