Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Spanja kritikohet për paraqitje të dobëta në “Euro 2020”

Përfaqësuesja e Spanjës është përballur me kritika për paraqitjen e saj në Evropian dhe tani lojtarët duhet ta mbrojnë veten nga akuzat dhe fyerjet nga tifozët e tyre. Një video e lojtarëve që injorojnë përkrahësit e tyre në Sevilla e ka vendosur skuadrën në një situatë të vështirë para ndeshjes së fundit në grup kundër Sllovakisë të mërkurën.

Vetëm një fitore do të ishte e mjaftueshme për spanjollët për të kaluar në raundin nokaut në “Euro 2020”. Në një video të publikuar shihen disa tifozë duke valëvitur flamuj spanjoll, duartrokitur, brohoritur dhe duke thirrur emrat e lojtarëve. Por, ndrsa skuadra e Spanjës është duke e lëshuar hotelin për në autobus, shumë lojtarë janë indiferent ndaj turmës.

Shumica e tyre nuk i shikojnë, ndërsa disa janë të fokusuar në telefonat e tyre. Por, jo të gjithë, pasi disa i përshëndetët, përfshirë Jordi Alban. Një prej lojtarëve më të vjetër të Spanjës, Cesar Azpilicueta u përpoq të mbronte skuadrën të hënën. Ai pranon se disa lojtar nuk i përshëndetën shikuesit, por ka theksuar se gjithmonë mundohen të jenë pranë tifozëve duke dhënë autografe dhe për të ndarë fotografi me ta.

“Por, për shkak të situatës me koronavirus, ne nuk mund të bëjmë këso lloj gjërash. Në këto momente të vështira na mungojnë më shumë tifozët”, ka thënë Azpilicueta, njofton “AP” të hënën.

Një barazim ose humbje nga Sllovakia në ndeshjen e fundit në grupin E, mund të nënkuptojë eliminim për Spanjën, pasi do të varej nga rezultatet tjera për të kaluar në fazën tjetër.