Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Southgate synon triumfin në Kampionatin Evropian

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate është shprehur optimist para finales ndaj Italisë.

Southgate shpreson që futbollistët e tij të arrijnë të triumfojnë në finalen e Kampionatit Evropian.

“Sigurisht që synojmë ta fitojmë Kampionatin Evropian. Është shumë e rëndësishme mënyra sesi e kemi përfaqësuar Anglinë. Tani shpresojmë ta sjellim trofeun në shtëpi. Futbollistët janë gati për këtë takim dhe të vetëdijshëm për rendësinë e takimit”, deklaroi Southgate.