Trajneri i Anglisë nuk po ngutet për të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas eliminimit në Kupën e Botës. Por, ai është nën presion për të marrë një vendim të shpejtë, nëse dëshiron apo jo të mbetet trajner i Anglisë.
Federata e Futbollit e Anglisë i ka kërkuar një vendim të shpejtë për të ardhmen e tij, raportojnë mediumet angleze të enjten.
Synimi i Federatës angleze të futbollit është që sa më shpejtë të nisin përgatitjet për Evropianin e vitit 2024.
Qëndrimi pa vendim i Southgateit ia pamundëson Federatës të gjejë një zëvendësues.