Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Southgate: Anglia duhet të luajë më mirë

Gareth Southgate

Me gjithë fitoren 6:2 ndaj Iranit, selektori Gareth Southgate ka parë dobësi në lojën e Anglisë.

Ai ka thënë se anglezët duhet të luajnë më mirë nëse dëshirojnë të shkojnë larg në Kupën e Botës në Katar.

“Jemi të lumtur që filluam turneun në këtë mënyrë dhe vërtetë të lumtur me lojën tonë në sulm. E dimë që ndaj Iranit është vështirë të shënohen gola, kështu që meritat u takojnë djemve tanë për lëvizjen, kualitetin e pasimeve dhe përfundimin e aksioneve. Në fund të ndeshjes, të pranojmë dy gola në mënyrën që i pranuam, nuk është niveli që na duhet. Ne duhet të jemi më të mirë se që ishim sot. Kemi ende shumë për të bërë që të kualifikohemi”, ka thënë Southgate.