Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Southgate shpreson se Anglia mund të ketë një udhëtim fantastik

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Sothgate foli të dielën për media para ndeshjes kundër Iranit. Anglia ndeshjen e parë në Kupën e Botës në Katar e luan të hënën në stadiumin “Khalifa”.

Southgate ka theksuar se lojtarët e Anglisë do të gjunjëzohen përpara ndeshjes hapëse të Kupës së Botës. Ai shpreson se Anglia mund të ketë një udhëtim fantastik në Kupën e Botës dhe të sjellë lumturi të vërtetë për kombin anglez.

“Ne duam që ta të shijojnë futbollin e tyre dhe të kenë një udhëtim me ekip që sjell lumturi të vërtetë”, ka thënë Southgate. Anglia është në grupin B bashkë me SHBA-të, Iranin dhe Uellsin.