Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Silhavy pret “fair-play” në duelin me Skocinë

Përzgjedhësi i Republikës së Çekisë, Jaroslav Silhavy, nuk beson se ka zemërim në mes të Skocisë dhe ekipit të tij pas incidentit racist ku u përfshinë mbrojtësi i Slavia Pragues, Ondrej Kudela, dhe mesfushori i Rangersit, Glen Kamara.

Skocia dhe Republika e Çekisë do të luajnë në ndeshjen e parë të Grupit D në Kampionatin Evropian, të hënën në “Hampden Park” të Glasgows, nga ora 15:00. Kudela po apelon kundër dënimit prej 10-të ndeshjeve pasi e abuzoi në baza racore Kamaran në Ligën e Evropës në muajin mars.

“Nuk besoj se ka armiqësi. Ne nuk kemi armiqësi për duelin kundër Skocisë dhe besoj se çdo gjë në fushë të hënën do të jetë ‘fair-play’”, ka thënë Silhavy.