Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Kthimin në skenën e madhe, Skocia synon ta shoqërojë me fitore

Pritja prej gati një çerek shekulli e Skocisë po përfundon. Skocezët nuk kanë garuar në ngjarje të madhe futbolli që nga Botërori 1998 në Francë, ndërsa të hënën paraqiten në “Euro 2020”. Në Glasgow, Skocia takohet me Çekinë nga ora 15:00.

Ishte pritje e gjatë për skocezët dhe ndonëse atyre nuk u jepen shumë shpresa për të shkuar larg në Kampionat Evropian, tifozët skocezë janë të lumtur të jenë në ngjarje.

Kjo vërehej qartë të shtunën mbrëma në Glasgow, ku atmosfera ishte shumë festive, vetëm një javë pasi restorantet dhe pabet u lejuan të hapeshin.

Ka pasur këngë e festë në rrugë dhe nuk ka pasur shenja të ndarjes së qytetit mbi bazën e klubeve.

Objektivi kryesor për trajnerin e Skocisë, Steve Clarke, është të marrë të paktën një pikë ndaj Çekisë dhe më pas të shpresojë të avancojë nga Grupi D.

Edhe Silhavy pret “fair-play” në duelin me Skocinë Euro 2020 Silhavy pret “fair-play” në duelin me Skocinë

“Çekia na shkakton probleme të tjera në krahasim me Anglinë e Kroacinë. Kjo mund të ketë ndikim në përzgjedhje të ekipit, por unë jam i vendosur”, ka thënë Clarke.

Një prej telasheve më të mëdha të tij para turneut ishte fakti se dy lojtarët më të mirë, Andy Robertson dhe Kieran Tierney, zakonisht luajnë në pozitën e mbrojtësit të majtë. Të dy do të vazhdojnë të luajnë në të majtë, Tierney në mbrojtjen me tre lojtarë, ndërsa Robertson më i avancuar. Trajneri Clarke duhet të vendosë edhe nëse do të startojë 20-vjeçari Billy Gilmour, që ka impresionuar së fundi.

“Gjë e mirë për mua është se pavarësisht se kë e përzgjedh, unë pres që të gjithë të jenë fantastikë për vendin e tyre. Si trajner është gjë e madhe që mund t’u besosh të gjithëve në ekipin tuaj”, ka theksuar Clarke.

Pa sfida nuk janë as çekët. Ata po mundohen ta kalojnë pa telashe një skandal racizmi, që rëndon shumë në Glasgow. Ondrej Kudrela po apelon ndaj një dënimi prej 10 ndeshjeve moslojë për abuzim racor ndaj mesfushorit të Rangersit, Glen Kamara, në një ndeshje të Ligës së Evropës në mars.

Lojtarët e Çekisë thonë se janë kundër racizmit në secilën formë dhe se vetëm duan të fokusohen në futboll. Çekët janë të vendosur të luajnë me energji dhe me presion të lartë, për çka janë të njohur. Çekia e njeh shumë mirë kundërshtarin, prej të cilit ka humbur dy herë në Ligën e Kombeve së fundi.

“Skocia është e fortë dhe ka mbrojtje të mirë. Skocezët janë të mëdhenj, të fortë dhe agresivë”, ka thënë selektori i Çekisë, Jaroslav Shilhavy.

Edhe #Profili - Euro 2020: Kthimi në skenën e madhe e gjen Skocinë në rolin e autsajderes Euro 2020 #Profili - Euro 2020: Kthimi në skenën e madhe e gjen Skocinë në rolin e autsajderes

Çekët do të mundohen të shfaqen në nivel të lartë, pasi kanë dështuar të kualifikohen në “Botërorin 2018”. Dhe Skocia mund të jetë kundërshtare e përshtatshme për të bërë këtë. Po ashtu, ka motiv në kampin çek për hakmarrje për humbjet e vitit të kaluar.

“E treta mund të jetë e vërteta”, ka theksuar Shilhavy.